UBT

Oligarkët kosovarë ua shtojnë frikën investitorëve

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Përkeqësohet indikatori për mbrojtjen e investimeve. Qeverisja PDK-LDK e zhyt në krizë ekonominë.

Njohësi i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, thekson se nga përkeqësimi i ambient afarist në Kosovë ka pasoja të mëdha. Sipas tij, pasoja e përgjithshme është mungesa e zhvillimit ekonomik, që do të thotë vazhdimi i varfërisë dhe papunësisë, si dhe ikja e njerëzve nga Kosova

Ekspertë të çështjeve ekonomike, përfaqësues të bizneseve dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e opozitës, vlerësojnë se regresi që Kosova ka shënuar në indikatorin që ka të bëjë me mbrojtjen e investitorëve, i publikuar nga Banka Botërore, është problem serioz.

Eco Higjiena

Ata janë në mendimit se raporti i BBsë është shqetësues për Kosovën. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, në vitin 2007 vlera e investimeve të huaja në Kosovë ishte rreth 450 milionë euro, kurse në vitin 2014 kjo shifër është jo më shumë se rreth 150 milionë euro. Investimet e huaja, sipas këtyre të dhënave, kanë filluar të rriten në vitin 2015.

Deri në maj, investimet e huaja direkte arritën në 157.7 milionë euro. Deputeti Pal Lekaj thotë se është për keqardhje fakti se në raportin e fundit të Bankës Botërore “Të bërit biznes”, ku flitet për mbrojtjen e investitorëve, Kosova është renditur në pozitën e 57-të, nga pozita e 54-t sa ishte vitin e kaluar. Për deputetin nga radhët e opozitës ky raport është shqetësues./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.