Hidromorava

ATK-ja shqipton gjobën 10 mijë euro për kuponë fiskalë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) i kanë shqiptuar gjobë prej 10 mijë eurove restorantit “Rings”, në Prishtinë.

Kjo është shuma më e lartë që ky institucion mund t’ia shqiptojë një tatimpaguesi për kuponët dhe arkat fiskale. Administrata Tatimore nuk është përgjigjur nëse ka shqiptuar gjobë të tillë edhe ndaj tatimpaguesve të tjerë, shkruan sot Koha Ditore.

Është pyetur specifikisht sesa gjoba të tilla u janë shqiptuar, ta zëmë, bizneseve të karburantit që qarkullojnë miliona euro në vit, por nuk është përgjigjur.

E janë pikërisht naftëtarët ata që kanë arritur që të ndalin procesin e fiskalizimit të dizajnuar ekskluzivisht për të kontrolluar shitjen naftës. Shumë nga ta nuk lëshojnë as kuponë fiskalë.

UBT

Madje, për shkak të ndikimit të madh politik, ky komunitet i biznesit është i vetmi që është mirëkuptuar për ankesat e tyre nga institucionet qeverisëse.

Në ankesën që pronari i “Ringsit”, Ilir Meçani, e ka bërë në Departamentin e ankesave të ATK-së, ka thënë se inspektori qëllimisht ka bërë shkelje të procedurës administrative, duke e gjobitur për moslëshim të kuponëve fiskalë

http://koha.net/?id=27&l=82320

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.