Eko Higjiena

Ndërkombëtarët të distancohen nga mafio-politikanët

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Të huajt po e tolerojnë kapjen e shtetit nga pushtetarët e sotëm.

“Shumica e të pasurve nga politika vazhdojnë të pasurohen dhe të lidhen me bizneset e tjera, duke krijuar klane e oligarki, duke krijuar mafinë politike e ekonomike dhe duke e kapur keq shtetin. Ata kanë kombinuar organizatat kriminale me politikën dhe zhvatjen e të gjitha formave. Duke pasur në dorë pushtetin, ata pastrojnë paratë e pista pa ndonjë vështirësi. Nuk do të ndryshojë asgjë, përderisa bashkësia ndërkombëtare nuk do ta ndërpresë bashkëpunimin me këto struktura për t’i zgjidhur problemet e tyre në rajon”, shprehet deputeti Adem Salihaj

Për mungesën e efikasitetit në luftimin të krimit të organizuar dhe korrupsionit në institucionet e shtetit të ri të Kosovës, analistët fajë- sojnë edhe ndërkombëtarët, të cilët kanë toleruar këtë klasë politike në pushtet.

ARKATANA

Sipas tyre, edhe faktori ndërkombëtar bart një përgjegjësisë për tolerimin e mafio- politikanëve të korruptuar, të mafio-bizneseve të politikës në krijimin e monopoleve, për faktin se në 8 vjet para pavarësisë patën rolin kryesor në sundimin e ligjit, kurse edhe në periudhën e paspavarësisë vazhdon të ketë një rol të pashmangshëm ndikues nga prapaskena për të gjitha zhvillimet politike, që kanë të bëjnë me dhe rreth Kosovës.

Tani, kur shteti i Kosovës është ngulfatur dhe me pamundësi zhvillimi nga okupimi i mafio-politikanëve, analistët politikë konsiderojnë se është një moment kyç i distancimit të vetë ndërkombëtarëve nga këta politikanë-udhëheqës, të cilët nuk janë asgjë tjetër, pos zhvatës të të mirave dhe buxhetit të këtij shteti, që të mos u lejohet këtyre banditëve të keqpërdorin edhe emrin e ndërkombë- tarëve për abuzime dhe dëme që po ua sjellin qytetarëve dhe vendit.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, konsideron se shumica dërrmuese e të pasurve nga politika i kanë ngritur bizneset e tyre me zhvatje, evazion fiskal, hajni, kontrabandë e drogë për gjatë viteve të kaluara dhe kjo është një e vërtetë që dihet publikisht, e për fat të keq po vazhdon edhe sot në shumicën e rasteve. “Ata pastaj vazhdojnë të pasurohen dhe të lidhen me bizneset e tjera, duke krijuar klane e oligarki, duke krijuar mafinë politike e ekonomike dhe duke e kapur keq shtetin. Ata kanë kombinuar organizatat kriminale me politiken dhe zhvatjen e të gjitha formave. Duke pasur në dorë pushtetin, ata pastrojnë paratë e pista pa ndonjë vështirësi. Duke pasur para dhe ndikim, ata manipulojnë qytetarët e varfër e të pavetëdijshëm, duke marrë votën e tyre me mashtrim dhe duke rritur fuqinë e tyre në dëm të po këtyre qytetarëve. Në këtë aspekt nuk do të ndryshojë asgjë, përderisa bashkësia ndërkombëtare nuk do ta ndërpresë bashkëpunimin me këto struktura për t’i zgjidhur problemet e tyre në rajon”, shprehet Salihaj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.