UBT

Hoti: Energjitë tona t’i përqendrojmë te punësimi dhe ulja e varfërisë

/ 2 minuta lexim
HW

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, thotë se përqendrimi kryesor i të gjithë dikastereve qeveritarë, duhet të jetë zvogëlimi i papunësisë dhe i varfërisë.

Këtë deklaratë, Hoti e ka bazuar në vlerësimin fundit të UNDP-së ku u tha se 43% e qytetarëve e shohin papunësinë si problem kryesor dhe 31% varfërinë.

“Këto janë problemet e kosovarëve. Të dyja këto probleme janë të lidhura bashkë – papunësia shkakton varfërinë, të varfrit nuk mund të shkollohen si duhet dhe të kujdesen për shëndetin, të përgatiten për treg të punës, apo të jenë pjesëmarrës aktiv në shoqëri. Ata margjinalizohen dhe zëri i tyre nuk artikulohet dhe nuk dëgjohet në debatet publike”, ka thënë Hoti përmes një statusi në Facebook.

Postimi i plotë i ministrit Hoti:

UBT

Cilat janë problemet kryesore në Kosovë sipas qytetarëve?

Në vlerësimin fundit të UNDP-së, 43% e qytetarëve e shohin papunësinë si problem kryesor dhe 31% varfërinë. Këto janë problemet e kosovarëve. Të dyja këto probleme janë të lidhura bashkë – papunësia shkakton varfërinë, të varfrit nuk mund të shkollohen si duhet dhe të kujdesen për shëndetin, të përgatiten për treg të punës, apo të jenë pjesëmarrës aktiv në shoqëri. Ata margjinalizohen dhe zëri i tyre nuk artikulohet dhe nuk dëgjohet në debatet publike.

I gjithë debati dhe përpjekjet e institucioneve duhet të përqendrohen në ofrimin e alternativave për këto probleme. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për t’i përqendruar energjitë tona. Secili duhet të japë kontributin e vetë, secili dikaster qeveritarë, secili institucion i pavarur, legjislativi (pozitë dhe opozitë), institucionet arsimore dhe palët e tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.