Bilall Haliti: Si e shihja punën, arsimore, edukative dhe atdhetare të Ismajl Kadriut
Gjilan – Ismajl Kadriu qe një veteran i Arsimit në Karadak e Anamoravë, një atdhetar i pashoq. Ishte i pasionuar e i dhënë me mish e me shpirt për shkollën dhe arsimin shqip. Le të më lejohet që këtë shkrim ta nis me një kthim pak në retrospektivë. Ishte koha e fëmijërisë sime, përkatësisht e kohës kur isha nxënës në klasat e larta të fillores, në Shk. Fillore “Bashkimi” ( sot “Agim Ramadani ” ) në Zhegër, kur ishte drejtor Ismajli. Ishte një kuadër profesional dhe i kualifikuar që po na jepte mësim, në disa lëndë. Emrushi, Bajrami, Sabriu, Hamdiu kishin dalë nga Normalja e Prishtinës Nevoja për kuadër profesional ishte e madhe dhe për disa lëndë po mungonte. Ishte pikërisht Ismajl Kadriu, drejtor, që u mundua ta përsosë kuadrin.
Ai solli një profesoreshë nga Beogradi, për lëndën gjuhë frënge. Ishte kjo Mira, pedagoge e mirëfilltë, që edhepse e moshuar ishte punëtore e jashtëzakonshme. Përveç që na i dha bazat e gjuhës frënge, e që u reflektua kjo edhe në suksesin tonë të mëtejmë nga kjo lëndë e mësimit në shkollën e mesme e fakultet, ajo si pedagoge e vërtetë, vizitonte edhe familjet dhe njihet me gjendjen sociale të familjes. Pas një kohe, pasoi përjashtimi i Ismajlit nga puna, për shkaqet që dihen e unë po vijoja mësimet në Normalen e Gjilanit, e pas pesë viteve u ktheva me diplomën e mësuesit dhe në shtator të vitit 1968 nisa punën në Shkollën Fillore në Zhegër, vendbanimin tim.
Këtu punova nja 7-8 vjet, njëkohësisht isha regjis-truar me korrespondencë si student në Universitetin e Prishtinës, Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë e pas kryerjes vazhdova të punojë në shkollë të mesme. Në AMO, faza e parë e më vonë QPA Qendra e Përgjithshme Arsimore, kur qe drejtor i përgjithshëm ( gjeneral), Ismajli. Pra, pata rastin të punojë disa vjet me radhë me Ismajlin, ai drejtor e unë arsimtar. Do të mundohem, pra, të jap ndonjë “insert” të punës arsimore, edukative, pse jo edhe atdhetarie, të Ismajlit, ashtu siç e shihja unë. Ishte entuziast dhe punëtor i madh.
Ashtu, si gëzohet prindi për fëmijën e vet, ashtu Ismajli gëzohej kur shihte se të rinjtë po kryenin shkolla dhe po arsimoheshin e po viheshin në shërbim të popullit e të shkollës shqipe. Ishte pedant dhe i përpiktë në punë. Ishte i disiplinuar vetë dhe kërkonte disiplinë edhe nga kolektivi . Në shkollë, vendin e punës vinte me kohë dhe respektonte orarin. Shpesh në shkollë vinte me punëtorët teknikë, ndihmës, po edhe para tyre. Ishte autoritar dhe si i tillë, e donin dhe e nderonin punëtorët.
Punën arsimore edukative në shkollë e mbikëqyrte, duke bërë hospitime të rregullta të orëve të mësimit të arsimtarëve e duke dhënë këshilla të dobishme. Nxiste bashkëpunimin e shkollës me familjen, duke organizuar edhe vetë mbledhje të përgjithshme me prindër. Kishte pak mungesa në punë të anëtarëve të kolektivit.
Dokumentacioni shkollor e pedagogjik mbahej me kujdes e planprogramet mësimore vjetore e mujore mbaheshin në sirtarë me kuj-des. Të vazhdoj me ” inserte” nga puna në shkollë. Drejtoria e Bibliotekës së Qytetit të Gjilanit, kishte shpallur konkurs letrar garues në nivel të Komunës dhe kishte informuar shkollat.
Konkursi ishte anonim. I pata informuar nxënësit në paralele ku jipja mësim me kohë. Rastisa një ditë kur cingëroi telefoni. Ali Huruglica, drejtori i Bibliotekës së Gjilanit, poeti ynë, po i thotë Ismajlit se nxënësi i shollës suaj, në konkursin letrar, ka zënë vendin e dytë me punimin e konkurruar. Ishte ky, Fehmi Ajvazi, nx. i kl. VII, e unë isha arsimtari i tij. U gëzua shumë Ismajli. Disa poenë ( pikë) më tepër iu shtuan pagës time mujore, ashtu siç parashihte Rregullorja e shkollës. Po cili ishte rasti tjetër “inserti ” ? Në ” GEP ” ( Gazeta e Pionierëve ) që dilte atëherë në Prishtinë, në rubrikën e zakonshme dyfaqëshe – panoramë e Grupeve Letrare, me titull: Panoramë e Grupit Letrar ” Migjeni” të Shkollës Fillore ” Bashkimi ” nga Zhegra, botoi punimet e nxënësve të shkollës sonë, që i kisha dërguar në adresë të redaksisë, me korrekturën që ua kish bërë vjershave. Edhe këtë herë Ismajli u gëzua shumë dhe revista u ekspozua me javë në panon e Sallës së Arsimtarëve. ( Është me interes të theksohet se aty u botuan edhe vjersha e Agim Ramadanit dhe e Fehmi Ajvazit, që janë vjershat e para të botuara në krijimtarinë e këtyre poetëve).
Një rast tjetër pat nxit kureshtjen e Ismajlit. Kur po korrigjoja esetë ( hartimet) e nxënësve të Gjimnazit në Zhegër, po vëren se aty- këtu ve- tëm po i nënvizoja me ngjyrë të kuqe gabimet drejtshkrimore te fjalët, sidomos atje ku mungonte Ë-ja ose ishte e tepërt. I pëlqeu kjo metodë, sepse në këtë mënyrë “futej në lojë” edhe logjika e nxënësit dhe kreativiteti.
Më duhet t’ i cekë edhe disa gjëra të tjera që lidhen me punën në shkollë. Formimi i paraleleve vetëm me vajza ishte ide e Ismajlit, për të përmirësuar vijimin e femrave në shkollim të mëtejmë. U formuan paralele të klasave të VII -ta dhe të
VIII- ta të përbëra vetëm me vajza. Kjo pati rezultate sepse akulli u thye dhe femra shqiptare nisi rrugëtimin e pandalshëm të shkollimit dhe të emancipimit. Po atdhetarizmi tjetër i Ismajlit, cili ishte ky? Në të vërtetë, kë e pengonte ky atdheta-
rizëm?!
Ismajli ishte edhe veprimtar i dalluar në fshat e rrethinë. Ishte iniciator i shumë aksioneve vullnetare, aktivist dhe përfaqësues e udhëheqës në nivel të Bashkësisë Vendore e në Komunë. Ishte kumbarë i Gjimnazit të Zhegrës, përkatësisht të Paraleleve të Ndara, që u themeluan dhe nisën punë në shtator të vitit 1972, paralele që punojnë edhe sot dhe e vetmja Zhegra,prej fshatrave në Komunë që ka shkollë të mesme. E dihet se ishin përpjekjet mbinjerëzore të Ismaj-lit bënë që ato paralele të hapeshin. Politika antishqiptare e kohës me këmbëngulje pengonte formimin e tyre.
Edhe në fshat ku veproi Ismajli, pat pengesa të mëdha. Shpesh të kamufluara dhe me atë ” vëllazërim-bashkimin” e shpikur. Dihet se fshati ishte me përbërje ndëretnike, e minoritarët, kolonë të ardhur, kush më herët e kush më vonë, por që doni të dominonin në organet e qeverisjes, në fshat, komunë e në Kosovë. Dushan Ristiqi ( i njohur si Dushko) ishte në organet më të larta udhëheqëse në Kosovë. Ai ishte nga fshati ynë dhe ishte një shovinist, por që maskohej me mjeshtri.
Se Ismajli asnjëherë nuk ” fitoi ” besimin tek minoritarët, tregojnë shembujt që do t’ i paraqes më poshtë.
Ishte pranverë, viti 1981. Demonstratat e studentëve dhe e gjithë shqiptarëve të Kosovës. Pikërisht ato ditë, po më drejtohej Dunka, grua serbe e fshatit: – Ku po mbaron Ismajli shtëpi? – Nuk e di, i thash, a në Gjilan, a në Prish-tinë ! – Le ta mbarojë në Prishtinë, atje ku po lypin republikë! – Ata janë të rinj, studentë- po i them, i befasuar nga pyetja dhe sa për të dalur nga situata. – Ti po i mbronë, më tha. – Nuk janë të rinj, po i shohim në televizion !
Vërtetë gjatë asaj kohe kishte në plan ndërtimin e shtëpisë dhe po migronte nga Zhegra. Ende familja nuk kishte vendosur se ku do ta ndërtonte shtëpinë, në Gjilan a Prishtinë, ku kishte truall.
Rasti tjetër . Bashkëvendësi im, Mustafë Musliu, intelektual, ndalet një ditë në rrugë të fshatit nga serbi Stanimir, i cili i drejtohet: – Mustafë, çka je ti, shqiptar a albanacI- E ti; çka je, ia kthen Mustafa. – A je serb a shka? –Njëjtë është- thotë Stanimiri, duke provokuar.- Mbasi a njëjtë, pra edhe unë jam albanac për ty, e pë shqiptarin jam shqiptar! – Mos më besofsh, pyet kë të duash- i thotë Mustafa. Deshta me pyet Ismajlin e Ramës, po e ka zemrën e maskirat, dhe po tregonte madhësinë e zemrës, tregon Mustafa./bilall haliti/ rajonipress/


