Armina: Djali i Berishës s’ka arsye të bëhet xheloz
Armina Mevlani para disa javësh ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me njërën prej markave më të suksesshme në botë, Dolce & Gabbana. Kjo famë që ka filluar të shtrihet edhe jashtë kufijve të Shqipërisë për bukuroshen shqiptare është një derë e hapur, për të cilën ajo është shumë e lumtur dhe do ta shijojë në maksimum.
Armina: Stilistët dhe fotografët nuk kanë preferencë për femra; djali i Berishës s’ka arsye të bëhet xheloz (Foto)
Mirëpo, bukuroshja qe një kohë ka filluar edhe bashkëjetesën me partnerin e saj, Shkëlzen Berisha. Tani që karriera e saj do të fokusohet edhe jashtë Shqipërisë, mediat kanë hedhur dyshimin nëse kjo problematike për partnerin e saj.
“Shkëlzeni është i pari që më ka mbështetur që në fillim për këtë iniciativë, ndaj unë e vlerësoj maksimalisht. Me të ndaj çdo ide dhe ai mendon se kjo është rruga që unë bëj me më shumë pasion dhe që duhet të ndjek”, ka deklaruar Armina.
Ajo në një intervistë për Panoramën ka theksuar se angazhimi i ri nuk do ta prishë aspak rehatinë e marrëdhënies, sepse një pjesë të mirë të projekteve do t’i punojë online dhe nuk e ka të nevojshme të largohet. Por edhe kur kjo ndodh, shpeshherë Shkëlzeni e shoqëron.
Edhe pse në disa prej fotografive të fundit të postuara në Instagram, Armina shihet në krah të disa prej fotografëve dhe stilistëve më në zë në botë, ajo konsideron se kjo nuk është aspak me rrezik për Shkëlzenin.
“Zeni nuk ka arsye për të qenë xheloz, për më tepër që vëmendja ime shkon vetëm tek ai… Për sa u përket ‘make up’ artistëve apo fotografëve të famshëm, të gjithë e dimë që shumica e meshkujve që punojnë në këta sektorë nuk kanë preferencë për femra”, ka theksuar ajo.


