Fundamenti

Dhunuan Klea Prengën, Gjykata e Tiranës dënon me burg motrat Berisha

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Raportohet se Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për motrat Berisha lidhur me dhunën ndaj blogeres Klea Prenga.

Mariela Berisha u dënuar me 3 vite burg, vendim i cili u ul në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa për Antonela Berishën u vendos 3 vite shërbim prove, që gjithashtu u ul në 2 vite nga gjykimi i shkurtuar.

Motrat Berisha u gjykuan për dhunën e ushtruar ndaj Klea Prengës, ngjarje kjo që ndodhi në gusht 2024.

United Hospital

Mariela dhe Antonela fillimisht u shpallën në kërkim, por më pas u vetëdorëzuan në polici dy muaj pasi akuzohen për ‘plagosje të rëndë me dashje’.

Shkak i ngjarjes që bëri bujë ishin dyshimet e Mariela Berishës se bashkëshorti i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren.

Si shenjë hakmarrje dy motrat, kanë shkuar në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.