HW

Rita Ora tregon si i propozoi martesë burrit të saj

/ 2 minuta lexim
HW

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka treguar se si i ka propozuar martesë bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

E ftuar në emisionin e Jennifer Hudson-it, aty ku foli për karrierën muzikore, filmike e televizive, Rita zgjodhi një çast të flasë edhe për Taika-n, shkruan IndeksOnline.

“Unë i propozova. Thjesht e dija. E di që është shumë klishe, por kur e pashë thash me vete “Në rregull, kaq. Ky është njeriu im”. Mendova se, nëse pres, ndoshta nuk do të ndodhë kurrë kjo gjë. Kështu që mendova me vete “Thjesht do ta bëj”. Dhe ja ku jemi. Jemi të martuar për 4 vjet tashmë. Dhe shikoje se sa i lezetshëm është” u shpreh Rita.

ARKATANA

Ajo vijoi bisedën duke thënë se njerëzit mendojnë se Taika është “funny”, por në fakt Rita është më shumë se ai.

Tutje, ajo foli për dy vajzat e Taika-s dhe lidhjen që ka me to, pavarësisht se është njerka e tyre.

“Ato janë shumë simpatike. [Lidhja] Është shumë e mirë. A e di pse? Unë bëj gjithçka që ato më kërkojnë. Ju jap gjithçka që duan dhe ju jap përsëri. Janë plot sheqer, plot energji dhe nuk e kam për detyrë t’i vë në gjumë. Janë shoqet e mia më të mira. Shkojmë bashkë në koncerte, i bëjmë thonjtë bashkë, vishemi bashkë. Kush nuk do t’i donte? Jam shumë me fat”, tha Rita./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.