Lëndohet vozitësi dhe dy pasagjer shqiptar nga Shkupi
Gjilan – Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë për një aksident trafiku në rrugën e Ferizajit në Gjilan.
Nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti ka ardhur kur vetura “Opel Vectra” me tabela 06 me vozitës shqiptar nga pakujdesia ka goditur veturën “Mitcibushi” me tabela të Shkupit me vozitës Shqiptar shtetas i Maqedonisë.
Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar edhe dy pasagjerët e veturës Mitcibushi. Rasti i dedikohet Gjykatës./rajonipress/


