Eko Higjiena

Në qendër të Vitisë dëgjohen të shtëna armësh gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Policia e Kosovës njësitet patrulluese të cilat ishin në sigurim të shikuesve të ndeshjes futbollistike Shqipëri-Serbi në ambient të hapur, në qendër të Vitisë kanë dëgjuar të shtëna me armë prapa një Kafiterie.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur (5) pesë copë gëzhoja të kalibrit të panjohur. Në vendin e ngjarjes po ashtu ka dalë edhe Njësia e Hetimeve dhe Forenzika e stacionit policor të Vitisë, ku edhe kanë procesuar vendin e ngjarjes.

Uji Dea

Për momentin të dyshimtit që kanë shtënë me armë janë të panjohur, askush nuk është lënduar, pasi dyshohet se është shtënë në ajër.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori për Krime të renda, i cili urdhëron të hapet rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, dhe t`i referohet njësisë së hetimeve njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/