Arrestime në Zhegër, bastisje në Kamenicë
Gjilan – Në fshatin Strezovc të Kamenicës raportohet se gjatë një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull shqiptar, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit EKOL JACKAL me shtatë fishek të kalibrit 9 mm. Nuk raportohet për të arrestuar.
Edhe në fshatin Zhegër, të Gjilanit në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit./rajonipress/

