UBT

Mbi 2000 të dyshuar për korrupsion

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Të korruptuarit kyresisht i shpëtojnë ndëshkimit të drejtësisë. Shumica e kallëzimeve penale hidhen poshtë.

Sipas Prokurorisë, në tërësi rezultojnë 717 raste të korrupsionit me 2007 persona. Ndërsa ende në sirtarët e prokurorëve, (lëndë që janë në punë, apo që janë në sirtarët e prokurorëve) kanë mbetur të pazgjidhura 589 raste me 1706 persona.

Sipas detyrës zyrtare, rezulton që në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Prokuroria të ketë nisur hetimet në 11 raste kundrejt 34 personave. Nga ana tjetër, rezulton se denoncuesit më të mëdhenj të rasteve të korrupsionit janë Policia e Kosovës me 98 raste për 197 persona, si dhe Agjencia Kundër Korrupsionit me 10 raste për 15 persona

ARKATANA

Lëndët hetimore, ku objekt janë zyrtarët e lartë, është konfirmuar tashmë se janë mbajtur në sirtarët e prokurorive, duke pritur parashkrimin e tyre. Bëhet fjalë për lëndë të korrupsionit, të krimit të organizuar, të krimit ekonomik dhe jo vetëm. Sipas një burimi të gazetës nga radhët e Prokurorisë e shtetit, nëse i referohemi viteve të kaluara, viti 2015 është për t’u mburrur, pas ngritjes së aktakuzave si ndaj ishkryegjyqtarit Enver Hasani, apo në rastin 13 zyrtarëve komunalë, si dhe hetimet në rastin e kryegjyqtarit të suspenduar të Apelit, Sali Mekaj, por edhe të të tjera raste, të cilat në rrethanat e viteve të kaluara nuk do të procedoheshin ndonjëherë. Kjo për arsye se janë mbajtur në sirtarë dhe janë amnistuar të dyshuarit.

Aktualisht, Prokuroria e shtetit, ashtu siç ka konfirmuar zëvendëskryeprokurorja Sevdije Morina po shënjestron rastet më të mëdha të natyrës korruptive për të ndjekur zhvillimin e tyre nga afër deri në përfundimin e tyre./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.