Shkolla e Mesme - UBT

SHFMU “Nazim Hikmet” në Dobërçan organizon ligjëratë për sigurinë në internet dhe mbrojtjen e privatësisë së nxënësve

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në SHFMU “Nazim Hikmet” në Dobërçan, më 23 tetor 2026, është mbajtur një ligjëratë informuese dhe ndërgjegjësuese për sigurinë në internet, përdorimin e përgjegjshëm të rrjeteve sociale dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Policinë e Komunitetit, dhe përfshiu nxënësit e klasave VI–IX.

Gjatë ligjëratës u trajtuan çështje që lidhen me keqpërdorimin e të dhënave personale, publikimin dhe shpërndarjen e fotografive pa pëlqimin e personave të përfshirë, cenimin e privatësisë në hapësirën digjitale, si dhe pasojat e mundshme ligjore të këtyre veprimeve.

Uje Dea

Nxënësit patën mundësi të bashkëbisedojnë me përfaqësuesit e Policisë së Komunitetit dhe të marrin këshilla praktike për mbrojtjen e privatësisë, respektimin e të drejtave të të tjerëve dhe parandalimin e rreziqeve gjatë përdorimit të internetit.

Në kuadër të këtij aktiviteti, shkolla falënderoi Policinë e Kosovës, veçanërisht policen e komunitetit, Adile Shabani, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, për bashkëpunimin dhe kontributin në edukimin dhe ndërgjegjësimin e nxënësve.

Po ashtu, shkolla u bëri thirrje prindërve që të bashkëbisedojnë vazhdimisht me fëmijët e tyre për përdorimin e sigurt të internetit dhe rrjeteve sociale, duke theksuar rëndësinë e mosshpërndarjes së fotografive, videove apo të dhënave personale të personave të tjerë pa pëlqimin e tyre.

Aktiviteti synon të forcojë vetëdijen e nxënësve për përgjegjësinë individuale në mjedisin digjital dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shkollës, familjes dhe institucioneve në parandalimin e keqpërdorimeve në internet.

Mesazhi i aktivitetit është i qartë: siguria në internet dhe mbrojtja e privatësisë janë përgjegjësi e përbashkët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.