AR Katana

Pacolli paralajmëron veprime ligjore ndaj Faton Pecit: Do t’u drejtohem drejtësisë në Kosovë dhe Gjermani

/ 3 minuta lexim

Behgjet Pacolli ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me deklaratat e Faton Pecit, të cilat, sipas tij, e paraqesin Donika Gërvallën si burim të akuzave ndaj tij. Pacolli i ka mohuar këto akuza dhe ka paralajmëruar se do t’u drejtohet organeve kompetente të drejtësisë në Kosovë dhe në Gjermani.

Në reagimin e tij, Pacolli i ka cilësuar deklaratat si të rënda, duke thënë se ato cenojnë dinjitetin e tij dhe shkaktojnë shqetësim për familjen, veçanërisht për fëmijët e tij.

“Deklaratat publike të Faton Pecit, në të cilat ai e paraqet zonjën Gërvalla si burimin e akuzave ndaj meje, janë jashtëzakonisht të rënda. I hedh poshtë me vendosmërinë më të madhe këto shpifje të ulëta, primitive dhe të paskrupullta, që cenojnë dinjitetin tim dhe u shkaktojnë dhimbje e shqetësim familjes sime dhe, veçanërisht, fëmijëve të mi”, ka shkruar Pacolli.

Shkolla e Mjekesise - UBT

Ai ka kritikuar personat me përgjegjësi publike që, sipas tij, përhapin akuza të tilla, duke theksuar se pozitat shtetërore nuk duhet të përdoren për të cenuar nderin dhe dinjitetin e individëve.

“Është e turpshme që njerëz me përgjegjësi publike të bien në këtë nivel. Përhapja e akuzave të tilla është një sjellje e padenjë, që dëshmon mungesë përgjegjësie dhe respekti për dinjitetin njerëzor. Asnjë post shtetëror nuk i jep askujt të drejtën të shpifë e të shkelë mbi nderin e një njeriu dhe qetësinë e familjes së tij”, thuhet në reagimin e tij.

Pacolli ka bërë të ditur se synon ta ndjekë çështjen përmes rrugëve ligjore në dy shtete, duke kërkuar që deklaratat të shqyrtohen nga organet kompetente.

“Do t’u drejtohem organeve kompetente të drejtësisë në Kosovë dhe në Gjermani, me kërkesën që këto deklarata të shqyrtohen dhe këta persona të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit. Për këto akuza janë dënuar më parë shpifës në Zvicër dhe në Gjermani. Edhe zotni Peci është dënuar pak më parë, për të njëjtat shpifje”, ka deklaruar Pacolli në postimin e tij.

Në fund të reagimit, ai ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga ndjekja e rrugëve ligjore për këtë çështje, duke përsëritur se synon të mbrojë dinjitetin e tij dhe të familjes.

“Nuk do të hesht, nuk do të tërhiqem dhe nuk do të ndalem së kërkuari qartësi. Do të ndjek çdo rrugë ligjore që përgjegjësit të japin llogari për fjalët e tyre dhe për dëmin që po shkaktojnë.

Dinjitetin tim dhe të familjes sime do ta mbroj me gjithë vendosmërinë time”, ka përfunduar Pacolli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.