AR Katana

ASK zbulon sektorët me rritjen më të madhe të qarkullimit në Kosovë

/ 3 minuta lexim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se qarkullimi në sektorin e shërbimeve është rritur për 12.70 për qind në gusht 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas statistikave të publikuara të hënën, rritja më e madhe e qarkullimit është regjistruar te baret dhe restorantet, me 35.61 për qind.

Pas tyre renditen veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike me rritje prej 27.58 për qind, hotelet me 18.88 për qind, si dhe veprimtaritë botuese, prodhimi audiovizual, transmetimi, telekomunikimi, programimi kompjuterik dhe shërbimet e informacionit, me 16.49 për qind.

Hidromorava

Ndërkaq, qarkullimi në sektorin e transportit dhe magazinimit është rritur për 11.46 për qind, ndërsa te veprimtaritë administrative dhe mbështetëse është shënuar rënie prej 15.44 për qind.

Rritet edhe numri i të punësuarve

ASK-ja ka raportuar gjithashtu rritje prej 5.25 për qind të indeksit të numrit të të punësuarve në sektorin e shërbimeve, në gusht 2026, krahasuar me gushtin e vitit paraprak.

Rritja më e madhe është shënuar në veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike, me 7.42 për qind, të pasuara nga baret dhe restorantet me 6.93 për qind.

Numri i të punësuarve është rritur edhe në veprimtaritë administrative dhe mbështetëse, me 5.15 për qind, në hotele me 4.88 për qind, si dhe në veprimtaritë botuese, telekomunikim dhe shërbimet e informacionit, me 4.79 për qind.

Përjashtim bën sektori i transportit dhe magazinimit, ku numri i të punësuarve ka shënuar rënie prej 0.72 për qind.

Fondi i pagave dhe mëditjeve rritet për 20.48 për qindSipas të dhënave të ASK-së, fondi i pagave dhe mëditjeve në sektorin e shërbimeve është rritur për 20.48 për qind në gusht 2026, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja më e madhe është regjistruar në sektorin e bareve dhe restoranteve, me 33.15 për qind, ndërsa te hotelet rritja ishte 24.48 për qind.

Në veprimtaritë botuese, telekomunikim dhe shërbimet e informacionit, fondi i pagave dhe mëditjeve është rritur për 19.19 për qind.

Në veprimtaritë administrative dhe mbështetëse rritja ishte 18.18 për qind, ndërsa në veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike, 17.61 për qind.

Edhe transporti dhe magazinimi kanë shënuar rritje të fondit të pagave dhe mëditjeve, prej 12.34 për qind.

Të dhënat janë pjesë e publikimit të ASK-së për Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve për muajin gusht 2026

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.