Mobi Casa

Veseli: Qeveria do ta ndihmojë Trepçën

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

​Kryekuvendari Kadri Veseli, ka vizituar sot ndërmarrjen “ Trepça”në Mitrovicë. Fillimisht ai u takua me drejtorin e saj, Ahmet Tmava me të cilin biseduan për situatën në të cilin gjendet kjo ndërmarrje.

Veseli theksoi se gjiganti “Trepça” aktualisht nuk është në gjendje të mirë financiare dhe se Qeveria e Kosovës do të angazhohet në mënyrë që të shfrytëzojë kapacitetet maksimale të saj, duke shfrytëzuar dhe përpunuar xehet brenda Kosovës.

ARKATANA

Ndërkaq drejtori i “Trepçës” Ahmet Tmava e vlerësoi vizitën e kryeparlamentarit të cilit edhe ia shprehi shqetësimet me të cilat po përballet ndërmarrja./express/