Prangosen hajnat për vjedhje të rëndë në marketin “Karadaku”
Gjilan – Në fshatin Zhegër më datën 26.09.2015 rreth orës 11:04 zyrtarët policor kanë marrë informata për personat e dyshuar me rastin e ndodhur ditë më parë në marketin “Karadaku”, dhe pas një angazhimi të shpejtë kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin te i cili janë gjetur dëshmi për veprën e kryer “vjedhje e rëndë” njoftoj policia e Gjilanit.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i cili ka lëshuar vendimin mbi ndalim.
Rasti i referohet Prokurorisë Themelore tha Ismet Hashani./rajonipress/


