Mot tipik vjeshte sot në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që gjatë vikendit në vend të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu.
Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius.
Të shtunën, më 31 tetor, moti do të jetë i vranët, me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 11 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.
Këto kushte atmosferike pritet të mbizotërojnë gjatë gjithë vikendit, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. /Telegrafi/

