Arrestohet një person në Verban të Vitisë, policia konfiskon AK-47, pistoletë dhe 85 fishekë
Viti – Një person është arrestuar në fshatin Verban të Vitisë, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij policia ka gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion pa autorizim.
Rasti ka ndodhur më 29 tetor 2026, rreth orës 14:20, kur zyrtarët policorë gjatë kontrollit në pronën e të dyshuarit kanë zbuluar një arsenal armësh dhe pajisjesh përcjellëse.
Sipas raportit të Policisë, janë konfiskuar:
Një armë automatike AK-47;
Dy karikatorë të AK-47;
85 fishekë të kalibrit 7.62 mm;
Një pistoletë;
Dy karikatorë të pistoletës;
Tetë fishekë të kalibrit 9 mm;
Një gëzhojë;
Një bajonetë e armës AK-47.
I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./rajonipress/

