Ecohigjiena

Synohet fuqizimi i shqiptarëve të Luginës në Parlamentin e Serbisë

/ 2 minuta lexim

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Serbi, udhëheqësit politikë në Luginën e Preshevës, të përbashkuar në listën e vetme, kanë ftuar qytetarët që t`i përgjigjen votimit për zgjedhjet parlamentare.

“Shtruarja edhe më tejshme e kërkesave tona, që janë një vazhdimësi e kërkesave që nga 2001, 2009, 2013, 2022, në raport me qeverinë e re, në raport me ndërkombëtarët dhe sidomos në proces të lobimit për të drejtat e shqiptarëve, janë ato fusha të cilat do të orientohemi dhe do të organizohemi të punojmë si deputetë të nesërm, pra, në parlament”, ka thënë për RTK Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik.

“Këtë herë më në fund jemi bërë bashkë pas 6 viteve, edhe unë me padyshim… me shumë bindje besoj dhe shpresoj se këtë herë mund të arrijmë prapë të tretin në parlamentin e Republikës së Serbisë”, ka thënë Visar Mehmeti, kryetar i Alternativës për Ndryshim.

Fidanishtja

“Shqiptarët kërkojnë të drejtat e veta në këtë pjesë dhe orientimi politik është që bashkë me Kosovën, Shqipërinë dhe faktorin kombëtar që të përcjellin një mesazh për shqiptarët e Luginës së Preshevës që më 25 dhjetor të dalin populli shqiptar masovikisht në këtë pjesë, të votojnë për Koalicionin Shqiptar me numër 17”, ka thënë Shqiprim Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik .

Edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, thotë se me përbashkimin e listës së partive politike, pritet që të rritet numri i deputetëve shqiptarë në Serbi, si një mundësi që problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të kenë mundësi shumë më të madhe sensibilizimi, dhe atë jo vetëm në parlamentin e Serbisë.

Ndërkohë edhe Këshilli Kombëtar Shqiptar ka apeluar te qytetarët që të dalin në mënyrë masovike në zgjedhje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.