AR Katana

Ndalohen dy persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve, ngrihen pesë aktakuza

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar dy persona të dyshuar për organizim, drejtim apo financim të trafikimit të narkotikëve, ndërsa ka ngritur edhe pesë aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, më 17 tetor 2026, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale “Organizimi, drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve apo substancave psikotrope”, e paraparë në nenin 273 të Kodit Penal të Kosovës.

Po ashtu, Prokuroria ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për këtë vepër penale.

Uje Dea

Ndërkohë, gjatë së njëjtës ditë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur pesë aktakuza ndaj pesë personave për vepra të ndryshme penale.

Dy aktakuza janë ngritur për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, ndërsa nga një aktakuzë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Sulmi” dhe “Kanosja”.

Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastet, ndërsa personat e përfshirë konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.