Mobicasa

Rahimaj mban takim pune me drejtorët komunalë, në fokus buxheti, arsimi dhe projektet zhvillimore

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka mbajtur takimin e rregullt të punës me drejtorët e drejtorive komunale, ku është diskutuar për ecurinë e punëve, përmbushjen e detyrave institucionale dhe koordinimin e aktiviteteve në funksion të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.

Gjatë takimit janë shqyrtuar një sërë çështjesh me rëndësi për administrimin dhe zhvillimin e komunës, duke përfshirë draft-rregulloret për Kodin e Etiketave, subvencionet, taksat, tarifat, ngarkesat dhe gjobat, si dhe rregulloret në fushën e arsimit.

Vëmendje e veçantë iu kushtua progresit të shpenzimeve buxhetore, realizimit të kontratave dhe menaxhimit të buxhetit nga drejtoritë komunale. Po ashtu, u diskutua për përgatitjet në sektorin e arsimit për vitin shkollor 2026/2027, si dhe për çështje të tjera që lidhen me administrimin dhe funksionimin e shërbimeve komunale.

Uje Dea

Në kuadër të përgatitjeve për aktivitetet kulturore dhe tradicionale, pjesëmarrësit shqyrtuan organizimin e manifestimit “Flaka e Janarit” dhe të aktivitetit “Festi i Dimrit të Kamenicës”, me synimin e koordinimit me kohë të angazhimeve dhe përgjegjësive përkatëse.

Në rend dite ishin edhe raportet lidhur me ndërhyrjet pa leje dhe masat për mbrojtjen e mjedisit, çështjet që kanë të bëjnë me pronat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) në territorin e komunës dhe mundësitë e shpalljes së tyre në interes publik. Gjithashtu, u diskutua për hartimin dhe përditësimin e profilit të Komunës së Kamenicës, veprimet e reja dhe çështje të tjera me rëndësi për funksionimin institucional.

Kryetari Kadri Rahimaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet drejtorive komunale, duke kërkuar përgjegjësi institucionale, angazhim dhe efikasitet në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve nga secila drejtori.

Në përfundim të takimit, drejtorët komunalë shprehën gatishmërinë për të vazhduar angazhimin në shërbim të qytetarëve, për të avancuar iniciativat e nisura dhe për të përmirësuar koordinimin në realizimin e objektivave dhe prioriteteve të Komunës së Kamenicës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.