Ecohigjiena

Rahimaj pret zëvendësministrin Ali Dula, në fokus projektet kapitale dhe zhvillimi i Kamenicës

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me stafin e tij, ka pritur në takim zëvendësministrin e parë të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR), Ali Dula, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin e projekteve kapitale që po realizohen në komunë.

Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua koordinimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, si dhe rëndësisë së mbështetjes institucionale për realizimin e projekteve që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të Kamenicës.

Kryetari Rahimaj vlerësoi bashkëpunimin me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, duke theksuar rëndësinë e partneritetit institucional në realizimin e projekteve që u përgjigjen nevojave të qytetarëve dhe krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e komunës.

AR Katana

Pas takimit, përfaqësuesit institucionalë vizituan nga afër dy projekte kapitale që po realizohen në bashkëpunim ndërmjet MZHR-së dhe Komunës së Kamenicës: Parkun e Aventurave dhe Parkun Teknologjik.

Gjatë vizitës në Parkun e Aventurave, ata u njoftuan me ecurinë e punimeve, ndërsa në Parkun Teknologjik panë nga afër hapësirat moderne të dedikuara për aftësimin profesional të të rinjve. Ky park, për të dytin vit radhazi, po ofron përgatitje dhe trajnime në fushën e teknologjisë së informacionit (IT), duke kontribuar në zhvillimin e aftësive digjitale dhe rritjen e mundësive për punësim të të rinjve.

Nga ana e tij, zëvendësministri i parë, Ali Dula, përgëzoi kryetarin Kadri Rahimaj për punët dhe projektet që po realizohen në Kamenicë, si dhe rikonfirmoi përkushtimin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për vazhdimin e bashkëpunimit me komunën.

Takimi dhe vizita në terren riafirmuan rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional në realizimin e investimeve kapitale, me fokus në zhvillimin lokal, avancimin e infrastrukturës dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët e Kamenicës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.