Dardanapress organizon fushatë vetëdijesuese për zhvillimin socio-ekonomik në Kamenicë
Kamenicë – Organizata Joqeveritare Dardanapress ka organizuar një fushatë vetëdijesuese në qytetin e Kamenicës, me qëllim të promovimit të politikave të zhvillimit socio-ekonomik dhe rritjes së përfshirjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse.
Fushata është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës”, përmes të cilit synohet të rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e politikave zhvillimore dhe ndikimin e tyre në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme.
Përmes kësaj iniciative, Dardanapress synon të inkurajojë pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe të promovojë mundësitë për zhvillim ekonomik dhe social në komunë.
Fushata ka për qëllim gjithashtu të nxisë mbështetjen për politika dhe iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm, krijimin e mundësive të reja ekonomike dhe hapjen e vendeve të punës.
Organizata Dardanapress ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në promovimin e politikave zhvillimore dhe në mbështetjen e iniciativave që synojnë përmirësimin e perspektivës ekonomike dhe sociale të qytetarëve të Komunës së Kamenicës./rajonipress/

