Lëndohet prapë Albian Hajdari, Hoffenheimi zbulon se sa do të mungojë
Qendërmbrojtësi i kombëtares së Kosovvës dhe i Hoffenheimit, Albian Hajdari ka pësuar një lëndim të ri, që do ta mbajë jashtë fushës për një kohë.
Sipas klubit të Hajdarit, Hoffenheimit, mbrojtësi kosovar ka pësuar një lëndim që do ta mbajë jashtë fushave për të paktën disa javë.
Hoffenheimi ka njoftuar se ylli i kombëtares dardane e ka lënduar shputën e këmbës, gjatë stërvitjes së djeshme, në përgatitjet për ndeshjen ndaj Besiktasit në Ligën e Evropës.
“Albian Hajdari ka pësuar një lëndim të fascies plantare (shputës) gjatë stërvitjes së djeshme dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme gjatë javëve në vijim”, ka njoftuar Hoffenheimi në rrjetet sociale.
Hajdari sapo ishte kthyer në stërvitje te klubi i tij, pasi ishte lënduar në ndeshjen ndaj Irlandës në Ligën e Kombeve, sa ishte në detyrë me kombëtaren e Kosovës.
Ai mungoi në ndeshjen ndaj Austrisë, e cila u luajt në xhiron e dytë të atij kompeticioni, gjersa para ndeshjes me Izraelin ishte kthyer te klubi i tij, pasi ishte bërë me dije që nuk do të jetë gati për dy ndeshjet e radhës të Kosovës, që kombëtarja dardane i luajti ndaj Izraelit e Austrisë.
Albian Hajdari po luan në sezonin e tij të dytë me Hoffenheimin, pasi verën e kaluar u transferua në Gjermani nga Lugano, për shumën e pesë milionë eurove, derisa tashmë vlera e tij në treg ka shkuar në 25 milionë euro.
Pjesë e Hoffenheimi janë edhe dy lojtarë tjerë të kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani.
Dyshja kosovare janë të gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Besiktasit në Ligën e Evropës./GazetaExpress/

