FIDANISHTJA

“Nuk ka asgjë më të madhe se të luash për shtetin tënd”, Veldin Hoxha me objektiva të qarta: Duam Ligën A

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Mesfushori Veldin Hoxha thotë se të gjithë po punojnë shumë për ta përfaqësuar Kosovën sa më mirë në nivelin ndërkombëtar, ndërsa objektivi është promovimi në Ligën A të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” morën pesë pikë në katër xhirot e para, duke regjistruar një fitore me Irlandën, dy barazime ndaj Izraelit dhe Austrisë, si dhe pësuan një disfatë nga austriakët në Vjenë.

Hoxha, që është kthyer në një titullar në formacionin e Franco Fodas, në një intervistë të gjatë për Telegrafin komentoi ecurinë e këtyre përballjeve.

Ylli i Rubin Kazanit e pranoi se kur Kosova luan në “Fadil Vokrri” paraqitjet gjithnjë janë më të mirë, por ka ndonjë rast që nuk po iu ecën mbarë, për ta marrë si shembull barazimin pa gola me Izraelin.

“Mendoj se kemi pasur paraqitje të mira, sidomos në shtëpi. Dy ndeshjet jashtë fushe nuk ishin të këqija, por nuk ishin në nivelin që kemi treguar në shtëpi”.

“Po, kam pasur shumë raste, por nuk kam shënuar. Jam i lumtur që po kam raste, por duhet t’i shfrytëzoj. Pres ndeshjet e ardhshme”.

“Ishte një ndeshje e çuditshme, e vështirë për t’u përshkruar, por ne përpiqemi ta luajmë çdo ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndonjëherë mund të ndodhin ndeshje si ajo kundër Izraelit”.

FIDANISHTJA

Hoxha e vlerësoi se Kosova humbi dy pikë në sfidën me Austrinë duke deklaruar se e merituan fitoren dhe nënvizoi se objektivi mbetet promovimi në Ligën A.

“Austria? Mendoj se e merituam fitoren, por në futboll, kur nuk shënon, shumicën e rasteve ndodh ajo që ndodhi në ndeshjen e djeshme. Mendoj se humbëm dy pikë në këtë ndeshje, pasi ishim skuadra më e mirë”.

“Do të japim gjithçka për t’i fituar ndeshjet kundër Izraelit dhe Irlandës. Synimi ynë është të ngjitemi në Ligën A”.

Ai gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se Foda po e përdorë Ligën e Kombeve si “test” ndaj lojtarëve për kualifikimin në “Euro 2028”.

“Ne duam të fitojmë çdo herë, pavarësisht nëse është Liga e Kombeve apo ndonjë kompeticion tjetër. Nuk ka ndeshje testuese. Ne punojmë shumë për të luajtur për Kosovën dhe nuk ka asgjë më të madhe sesa të luash për vendin tënd”.

“A kemi gjasa për Evropian? Mendimi im është se po, kemi një ekip shumë të mirë, një atmosferë shumë të mirë dhe deri tani kemi treguar një nivel shumë të mirë”, përfundoi Hoxha për Telegrafin.

Përndryshe, Kosova rikthehet në mesin e muajit nëntor në “aksion” për t’u përballur me Izraelin (14 nëntor) në Prishtinë, kurse tre ditë më vonë i shkon Irlandës në Dublin (17 nëntor)./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.