UBT - Regjistrohu

Aurela Gaçe me një mesazh të fortë për politikanët: A besoni se keni bërë më të mirën për këtë popull

/ 2 minuta lexim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh drejtuar politikanëve, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si është qeverisur vendi ndër vite dhe nëse qytetarët kanë marrë atë që meritojnë.

Përmes një postimi, artistja u është drejtuar politikanëve me disa pyetje të drejtpërdrejta, duke vënë në qendër përgjegjësinë e tyre ndaj popullit që u ka besuar votën.

“Të dashur politikanë (them të dashur, se edhe ju po njësoj i drejtoheni popullit tuaj), duke filluar nga vitet e ndryshimeve të mëdha, vitet ’90 e deri tani në 2026, a besoni se keni bërë më të mirën për këtë popull?”, thuhet në mesazhin e saj.

Fidanishtja

Gaçe ka ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi besimin që qytetarët kanë dhënë ndër vite përmes votës, duke përmendur veçanërisht të ardhmen e fëmijëve.

“Për popullin që besoi se ju e doni e ju dha votën e besimin që t’u sillni një të ardhme më të mirë për ta e fëmijët?”, vijon reagimi i këngëtares.

Në fund, ajo ka shtruar edhe një pyetje tjetër, duke vënë në diskutim nëse populli shqiptar ka përjetuar përmirësime të vërteta gjatë dekadave të fundit.

“A besoni se populli ka qenë e është i lumtur në këto 3-4 dekada nën drejtimin tuaj?”, përfundon mesazhi i artistes.

Me këtë reagim, Gaçe ka hapur një debat mbi përgjegjësinë e politikës ndaj qytetarëve, pritshmëritë e tyre dhe besimin e dhënë ndër vite përmes votës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.