UBT

Pamje nga protesta e OVL-UÇK-së, qindra qytetarë po i bashkohen thirrjes për protestë gjithëpopullore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka organizuar sot një protestë në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta ka nisur në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa në të janë mbledhur qindra qytetarë.

Më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dënuan Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim, për një total prej 81 vjetësh.

Foto: Ridvan Slivova

Mobi Casa

Në protestën e thirrur nga OVL-UÇK-ja janë parë edhe figura politike, kryesisht nga radhët e PDK-së, si dhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së.

Tubimi po zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa pritet që protestës t’i bashkohen edhe qytetarë të tjerë që ndodhen në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Protesta është thirrur nga OVL-UÇK-ja pas aktgjykimit të shkallës së parë, ndërsa mbrojtjet e të dënuarve kanë paralajmëruar ankimimin e vendimit.

Ekipi i Telegrafit ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po sjell pamje dhe zhvillimet nga protesta. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.