Ecohigjiena

Prokuroria në Gjilan ndalon një person për dhunë në familje, kërkon paraburgim për një tjetër dhe ngre tri aktakuza

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndërmarrë disa veprime ligjore ndaj personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë dhunën në familje, mashtrimin dhe vjedhjen e pyllit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të hënën, më 3 nëntor 2026, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person i dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”, e paraparë në nenin 248 të Kodit Penal të Kosovës.

Po ashtu, Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323 i Kodit Penal të Kosovës.

Shkolla e Mjekesise - UBT

Ndërkaq, më 2 nëntor 2026, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri aktakuza ndaj tre personave për vepra të ndryshme penale.

Nga këto aktakuza:

Dy janë ngritur ndaj dy personave për veprën penale “Dhuna në familje”.

Një aktakuzë është ngritur ndaj një personi për veprën penale “Vjedhje pylli”.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se këto veprime janë pjesë e punës së saj në trajtimin dhe ndjekjen e rasteve penale.

Personat e përfshirë në këto raste konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.