Të shtëna me armë në dyert e një shtëpie në Livoç të Ulët, arrestohet i dyshuari
Gjilan – Një person është arrestuar në Livoç të Ulët të Gjilanit, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në dyert e shtëpisë së një personi tjetër.
Rasti është raportuar rreth orës 19:40. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri të kalibrit 7.62 mm, një karikator, 93 fishekë dhe dy gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim të armës./rajonipress/


