Mobicasa

Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, Buxheti i shtetit ‘kaloi’ filtrin në VV pastaj në Qeveri, për Kurtin partia s’pyet për ligj

/ 3 minuta lexim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Qeveria është e obliguar që Projektligjin për Buxhetin t’ia dorëzojë Kuvendit jo më vonë se më 31 tetor.

Porse, ka shtuar Bajrami, sot, që është 31 tetori, Projektligji për Buxhetin e vitit 2027 ende nuk është miratuar në Qeveri.

“Kryeministri Kurti paska paralajmëru në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij se buxhetin do ta miratojë të hënën, më 2 nëntor. Vitin e kaluar, pikërisht më 31 tetor, Kurti mburrej se po e miratonte buxhetin brenda afatit ligjor. Sivjet, paska vendosë me mburrje me e shkelë edhe këtë afat. Por, meqë tashmë veç kemi rrëshqitur në parti-shtet, buxheti i Republikës fillimisht ”kaloj” filtrin e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, pastaj do të miratohet në Qeveri dhe pas çdo afati ligjor do t’i dërgohet Kuvendit’’, ka shkruar ajo mes tjerash.

United Hospital

Bajrami, ka shtuar edhe se, sipas saj, për Albin Kurtin ‘’partia s’pyet për ligj e afate ligjore, partia e përcakton rendin e gjerave’’.

Postimi i plotë:

Buxheti i shtetit, së pari në parti e pastaj në institucione?!

Sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Qeveria është e obliguar që Projektligjin për Buxhetin t’ia dorëzojë Kuvendit jo më vonë se më 31 tetor.

Sot është 31 tetori, por Projektligji për Buxhetin e vitit 2027 ende nuk është miratuar në Qeveri. Kryeministri Kurti paska paralajmëru në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij se buxhetin do ta miratojë të hënën, më 2 nëntor.

Vitin e kaluar, pikërisht më 31 tetor, Kurti mburrej se po e miratonte buxhetin brenda afatit ligjor. Sivjet, paska vendosë me mburrje me e shkelë edhe këtë afat.

Por, meqë tashmë veç kemi rrëshqitur në parti-shtet, buxheti i Republikës fillimisht ”kaloj” filtrin e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, pastaj do të miratohet në Qeveri dhe pas çdo afati ligjor do t’i dërgohet Kuvendit.

Ligji e përcakton rendin e institucioneve, por për Albin Kurtin partia s’pyet për ligj e afate ligjore, partia e përcakton rendin e gjerave.

Ndërsa për mbi 1 miliard eurot e paralajmëruara për investime kapitale do të flasim pasi ta shohim projektbuxhetin.

Me gjasë, kësaj radhe janë paraparë edhe paratë për kompaninë ndërkombëtare që Dimali ka planifiku me e angazhu për t’ia treguar sasinë dhe cilësinë e punimeve në Autostradën e Gjilanit, pasi janë shpenzuar rreth 80 milionë euro e rruga ende nuk ka përfunduar, si dhe për projektet e tjera rrugore që qeveria e LVV-së nuk po arrin t’i përfundojë assesi tash e gjashtë vjet.

Një gjë është me i nda 1 miliard euro në letër, e krejt tjetër me i shndërru ato në rrugë, shkolla, spitale e projekte të përfunduara.

Qytetarëve nuk u duhen miliarda në konferenca e mbledhje partiake. U duhen rezultate!

Qytetarëve u duhet siguri fizike e juridike, respektim i ligjit nga krerët e shtetit, sepse nëse Qeveria nuk i respekton ligjet dhe afatet ligjore, qysh ka me kërku këtë prej vartësve të vet?

Buxheti është i shtetit/qytetarëve, jo i partisë. Ligji dhe afatet ligjore vlejnë dhe duhet të respektohen edhe nga qeveritarët.

Askush mbi Ligjin!

Pëgjegjësi!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.