Gjilanasi kapet me pistoletë dhe nëntë fishekë, nuk kishte leje për armën
Gjilan – Një person është ndaluar nga njësia policore në Gjilan, pasi gjatë kontrollit të veturës së tij është gjetur një pistoletë së bashku me nëntë fishekë.
Sipas Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, kishte vetëm kërkesën për aplikim për posedim të armës, ndërsa leja përkatëse ende nuk i ishte lëshuar.
Arma dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është proceduar në procedurë të rregullt për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”./rajonipress/


