Novobërdë: Gruaja dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Gjilanit, nis hetimi
Gjilan – Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes së një gruaje kosovare në Novobërdë.
Sipas raportit policor, viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan pa shenja jete, ndërsa vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për procedurat e mëtejshme mortore./rajonipress/


