UBT

Hoti: Jemi komplet jashtë spektrit kushtetues me çdo sjellje që bëhet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka cilësuar si jashtë çdo sjelljeje politike mënyrën se si po zhvillohet procesi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Hoti ka thënë se LDK-ja do të marrë pjesë në seancën e kuvendit, nëse ajo thirret, ndërsa ka deklaruar se pas konstituimit të Kuvendit do të diskutojnë për hapat e mëtejmë.

“Kjo është jashtë çdo sjellje politike. Se a do të ftohet seanca, ne do të marrim pjesë, po ta kemi qartë. Jemi jashtë, jo në kundërshtim me Kushtetutën, po jemi komplet jashtë spektrit kushtetues, çdo sjellje që bëhet”, tha ai.

Lidhur me qëndrimin e LDK-së për të dërguar çështjen në Kushtetuse, ai tha se hapat që do të ndërmerren pas konstituimit të kuvendit, Hoti tha se kjo çështje është diskutuar, por ende nuk kanë marrë një qëndrim përfundimtar.

Uji Dea

“Do ta diskutojmë. E kemi diskutuar, po nuk kemi marrë ndonjë qëndrim, sapo të konstituohet kuvendi, duhet të vendosim se si do të bëjë”, tha ai.

Hoti është shprehur se LDK-ja ka të drejtë të propozojë personin që do ta përfaqësojë grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit, duke theksuar dallimin mes rolit të kryetarit dhe nënkryetarit.

“Kryetari i kuvendit përfaqëson Kuvendin e Kosovës, nënkryetari i kuvendit përfaqëson grupin parlamentar. Pra është diskrecion i plotë i joni që

të propozojmë personin që na përfaqëson neve në kryesinë e kuvendit”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.