Prokuroria e Gjilanit ngre shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuzat janë ngritur më 9 shtator 2026, ndërsa përfshijnë katër kategori të veprave penale. Dy aktakuza janë ngritur për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, dy për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa dy të tjera për “Lëndimi i lehtë trupor”.
Gjithashtu, Prokuroria ka ngritur edhe një aktakuzë për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Me këto shtatë aktakuza, Prokuroria Themelore në Gjilan ka proceduar rastet përkatëse para organeve të drejtësisë, në përputhje me procedurat ligjore./rajonipress/


