Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona dhe ngrit dy aktakuza brenda 24 orëve
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorëve kujdestarë, ka ndaluar dy persona për 48 orë, ndërsa ka ngritur edhe dy aktakuza ndaj dy personave të tjerë.
Sipas Prokurorisë, dy ndalimet kanë të bëjnë me raste të veprës penale “Dhuna në familje”. Në njërin rast, personi dyshohet vetëm për këtë vepër penale, ndërsa në rastin tjetër, i dyshuari përveç dhunës në familje, dyshohet edhe për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, sipas Kodit Penal të Kosovës.
Të dy personat janë ndaluar me urdhër të prokurorit për një periudhë prej 48 orësh.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dy aktakuza ndaj dy personave për vepra penale të ndryshme.
Njëra prej aktakuzave është ngritur ndaj një personi për veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria ka bërë të ditur se procedurat ndaj personave të përfshirë në këto raste do të vazhdojnë në përputhje me dispozitat ligjore./rajonipress/


