Mobicasa

Kontrastet mes pikës dhe njollës

/ 4 minuta lexim

Ese nga Arsim Halili për të gjithë ato gra që po bëhen viktimë të dhunës dhe vrasjeve.

Pika nuk është vetëm një shenjë. E në të vërtet është shenjuese e çdo gjëje. Pika është kontrasti mes asaj që duket dhe asaj që thuhet për të. E vogël në dukje, por gjithçka sillet rreth saj. Në këtë shkrim nuk po flas për rregullat e drejtshkrimit, apo për pikën si shenjë e pikësimit që u vendos që në antikitet nga gramatikani Dionis Trakasi shek II p.e s.

Pika është pikënisja e çdo gjëje, ama edhe fundi i çdo gjëje. Çdo konstrukt gjeometrik fillon me një pikë të vogël dhe nga ajo pikë e vogël konstruktohet një trup gjeometrik disa përmasor.

Ecohigjiena

Nga ajo pikë e vogël mijëra arkitektë ndërtojnë plane e plane për objekte nga më ndryshmet në madhësi dhe formë.

Brenda pikës A dhe B piketohen pafundësisht pika tjera në dukje tërhiqen e drejt në vizatim dhe në gjeometri, por jo edhe në jetë. Shtrohet çështja ajo pikë ka shumë pikëpyetje nga do të devijoj rrugën. Pra pika është fillimi i një jete të përbashkët të një materie, qenie, apo objekti. Kushdo që kemi mësuar matematikë e dimë se dy drejtëza nuk mund të priten më shumë se një pikë.

Si ta shpjegojmë këtë në jetë në këtë rast përmes kësaj eseje. Dy njerëz bëhen bashkë se gjejnë këtë pikë të përbashkët për jetë e po të mos ishte kjo pikë e përbashkët, ato do të ishin si dy drejtëza paralele, secili në jetën e vet. Për pikën thuhen shumë pasuse tjera si: pika uji, pika loti, pika pa fund, pikë e fundit, pika e durimit, pikë e ndritshme në errësirë, pika e vlimit, pika e shkrirjes, pika kritike, pika kordiantive, I ka rënë pikës etj.

Siç shihet edhe në aspektin figurative edhe në aspektin matematikor kemi nocione të shumta.

Sigurisht edhe në letërsi fillon çdo gjë me një pikë, ajo është ngjarja e nga ngjarja krijohen pafundësisht pika që secila pikë merr përmasa kontrastive. Po le të shtjellojmë për çështjen të caktuar nocionin e pikës, për fat të keq është bërë dukuri e zakonshme ku shpesh thuhet erdhi në një pikë të fundit, ku plasi sherri, plasi rrahja, bë ndarja, madje edhe erdhi në një pikë që u bë vrasja.

A mund t’i shmangemi kësaj pike orientuese apo më mirë të themi dezorientuese, gjë që po merr përmasa trishtuese. Mos t’i vëmë pikë çdo gjëje në fillim kur fundi ka mijëra për ta vazhduar drejtëzen me pika të përbashkëta, ku secila pikë e vendosur në drejtëz do të thotë se ti do t’i largohesh fundit tragjik. Vendosja e një pike të errët siç është edhe teknike me ngjyrë të zezë nuk lejon rrugë të behet pikë e bardhë në jetë.

Pika të zezë do të thotë njollë tani nuk mbetët më pikë. Ajo njollë bartet në trupin tënd që e shkakton dhe ajo njollë bartet te e ardhmja e jote dhe ardhmja e gjeneratave pasuese, prandaj çdo nxitim për t’i vënë pikë para kohë nuk është as fundi i fjalisë dëftore, nuk është as fundi i një ngjarje romaneske me zgjidhje fatlume.

Është një fillim ku pastaj çdo pikë është e pa fuqishme të garantoj sigurinë për jetë, Kjo pikëvendosje e parakohshme po bëhet pikë loti për secilin njeri normal, kjo pikë e vendosur para kohe po e ndërprenë çdo pikë qumështi të atyre nënave që duan të rrisin fëmijë me jetë normale.

Kjo pikë e vendosur para kohe nuk është veç se një trishtim formal disa ditor, ajo është një pikë në zemër e atyre prindërve që përcjellin sa vajza të tyre para kohe në pikën e fundit të jetës pa e kuptuar se pse duhet të ndërprehet jeta e bijave të tyre në pikën e ditës e në pikën e vlimit të jetës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.