United Hospital

Fituesi pa fitore

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Arif Ejupi – (Kjo poezi satirike buron nga pakënaqësitë e votuesve, të cilët po shohin se të përzgjedhurit e tyre, në mënyrë të paskrupullt, po luajnë dhe po abuzojnë me besimin dhe votën e tyre. Është një shprehje ironike e zhgënjimit qytetar ndaj atyre që votën e marrë si përgjegjësi po e trajtojnë si privilegj për interesa personale e partiake.)

Në LDK thonë:
“Ne jemi themeltarë,
kemi rrënjë e histori,
dimë me ndërtuar shtetin
dhe me mirëmbajt shtëpinë.”

Në PDK e AAK thonë:
“Ne kudo dalim
me ballin lart e krenarë,
se jemi çlirimtarë.”

Në Nismë thonë:
“Kemi ca halle e derte,
por ne ishim nismëtarë.
S’dimë ç’na gjeti,
pragu na u shndërrua
në Murin Kinez;
kësaj radhe mbetëm
pa hyrë në Parlament.”

Në AKR thonë:
“Shumë njohje kemi sjellë,
e prapë na etiketoni
e përgojoni kudo.
Edhe pse ju mbështesim me para,
s’na votoni.”

Socialdemokratët psherëtijnë:
“Si na i mpiu sorra mendtë!
Lëshuam shtëpinë
e dolëm në hajat.

Tash po e shohim
që kemi ngelë
as mish, as peshk;
askush s’afrohet pranë nesh.”

Vetëvendosja thotë:
“Ne jemi fitimtarë
e reformatorë;
vetë vendosim,
vetë vulosim
e askujt llogari s’i japim.”

Në ekrane televizive,
çdo natë shfaqen gangsterë,
rrëfejnë trimëritë e tyre
e çojnë selame anembanë:

“Kujdes, mos na prishni terezinë
e mos na prekni
llogaritë,
se fare lehtë
ju zhdëpim dajak.”

Presidentja me ngulm kërkon
edhe një mandat,
por vonë ka kuptuar
që, kur iku nga LDK-ja,
bëri mëkat.

Duhet ditur fare mirë:
kush ikën nga shtëpia,
vështirë se gjen rehati
te komshiu.

Analistët gjithandej,
si kërpudhat pas shiut;
atyre u intereson vetëm leku,
pa e çarë fare kokën
se uji në mullirin
e kujt përfundon.

Kaluan muaj
e u bënë gati dy vjet;
ne, të gjorët, mbetëm
me institucione të brishta
e pa president.

Mobi Casa

As marrëveshje, as ujdi,
sharje e fyerje në Kuvend,
lojëra e marrëzi,
pa e kuptuar asnjëherë
që jeni deputetë
e jo fëmijë.

Çuna të rinj nga mërgimi,
keq i ka kapluar zemërimi;
hyjnë në Kuvend
e bëjnë zhurmë e poterë,

pa menduar
se, në këtë lojë,
janë si vesa
para dielli.

Deputetë e deputete
nuk ruajnë sekrete;
ofendojnë njëri-tjetrin
zi e më zi,

për të ruajtur
karrige e parti.

Zvarritje, bojkotim
e mijëra hile,
papërgjegjësi absolute
e aspak seriozitet.

Të gjithë po e shohim
se Asociacioni
i komunave serbe
te dera po na pret.

Po u bë Asociacioni
me kompetenca ekzekutive
e lidhje me Serbinë,

Kosova humb sovranitetin
dhe mbushet, si dikur,
me zullumqarë e priftërinj leshatak.

Atëherë u hapet rruga
Radojçiqëve e dobiçëve,
e Kosovën e rruan
dreqi.

Ngatërrohen dinari e leku,
përzihen plisi e kokarda.

Atëherë, ju rrahagjoksë,
thirruni në pozita e grada.

Sa s’është bërë vonë,
bëhuni një,
flisni me një zë,
pa na ndodhur
kjo e keqe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.