Eko Higjiena

Kamenica nderon 100-vjetorin e lindjes së Heroit të Kombit Metush Krasniqi

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Me një mbledhje solemne dhe me vlerësime për kontributin e tij në historinë e rezistencës politike shqiptare në Kosovë, Kuvendi Komunal i Kamenicës ka shënuar 100-vjetorin e lindjes së Heroit të Kombit, Metush Krasniqi.

Në ceremoninë solemne morën pjesë kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj-Fera, kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, nënkryetarja Arta Bajralija, asamblistë komunalë, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfaqësues të institucioneve publike, familjarë, bashkëpunëtorë dhe qytetarë.

Në fjalën e saj, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj-Fera, tha se kjo seancë përbën një moment të veçantë për të nderuar jetën, veprën dhe sakrificën e Metush Krasniqit, duke e cilësuar atë si një figurë të rëndësishme të historisë kombëtare.

Ndërsa kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, theksoi se 100-vjetori i lindjes së Metush Krasniqit është një moment i rëndësishëm për të rikujtuar një prej figurave më të shquara të Kamenicës dhe të historisë kombëtare shqiptare.

Sipas Rahimajt, Metush Krasniqi ia kushtoi jetën idealeve të lirisë, dinjitetit dhe të drejtave të shqiptarëve të Kosovës, duke zgjedhur rrugën e veprimit dhe të rezistencës në një kohë kur çdo angazhim politik kombëtar përballej me represion dhe rrezik.

Uji Dea

“Metush Krasniqi nuk zgjodhi rrugën e heshtjes. Ai zgjodhi të fliste kur të tjerët detyroheshin të heshtnin”, tha Rahimaj, duke vënë theksin te vendosmëria e tij për të mbjellë idealin e lirisë për brezat që do të vinin pas.

Kryetari i Kamenicës nënvizoi gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së kujtesës për veprimtarinë dhe sakrificën e Krasniqit, veçanërisht për brezat e rinj. Sipas tij, njohja e historisë së rezistencës dhe e njerëzve që sakrifikuan për lirinë është pjesë e përgjegjësisë shoqërore dhe institucionale.

“Liria ka një histori. Dinjiteti ka një çmim. Dhe e ardhmja ndërtohet mbi kujtesën dhe sakrificën e atyre që punuan për të”, u shpreh Rahimaj, duke e përmbyllur fjalën e tij me nderimin për veprën e Heroit të Kombit.

Mbledhja solemne u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 100-vjetorit të lindjes së Metush Krasniqit, me synim nderimin e figurës së tij dhe përcjelljen te brezat e rinj të trashëgimisë historike, politike dhe kombëtare që lidhet me veprimtarinë e tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.