United Hospital

Kuvendi Komunal i Kamenicës miraton me shumicë votash raportet financiare dhe vendimet për mbrojtjen e monumenteve të natyrës

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e nëntë të rregullt, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar me shumicë votash të gjitha pikat e parapara në rendin e ditës, përfshirë raportet financiare, raportin e auditimit dhe disa propozime për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë natyrore në këtë komunë.

Mbledhjen e hapi kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj-Fera, ndërsa të pranishëm ishin edhe nënkryetarja e Komunës, Arta Bajralija, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe pjesëmarrës të tjerë.

Gjatë kësaj mbledhjeje, asamblistët shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për administrimin financiar, transparencën institucionale dhe mbrojtjen e pasurive natyrore të Kamenicës.

United Hospital

Ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishte shqyrtimi i raportit financiar buxhetor të Komunës së Kamenicës për periudhën korrik–shtator 2026 (TM3), si dhe Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2025 dhe planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditorit.

Po ashtu, u shqyrtua raporti preliminar i performancës së Komunës së Kamenicës, ndërsa në fokus të diskutimeve ishin edhe disa propozim-vendime për shfuqizimin e vendimeve të mëparshme.

Një rëndësi të veçantë në këtë mbledhje morën propozimet për mbrojtjen ligjore të disa vlerave të natyrës, duke synuar shpalljen e tyre Monumente të Natyrës.

Bëhet fjalë për këto lokalitete dhe pasuri natyrore:

Gjyrishec: Ahu (Fagus sylvatica);

Ruboc: Guri i Busavatës;

Tugjec: Ahu dhe burimi i ujit nën rrënjë;

Tugjec: Kompleksi i Ahut (Fagus sylvatica);

Zajqec: Ahu (Fagus sylvatica).

Këto iniciativa synojnë ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të veçanta natyrore, duke i kushtuar rëndësi trashëgimisë mjedisore dhe pasurive natyrore të komunës.

Në pjesën e parë të mbledhjes u shqyrtua dhe u aprovua edhe procesverbali nga mbledhja e mbajtur më 21 shtator 2026, ndërsa asamblistët patën mundësi t’i drejtonin pyetje ekzekutivit komunal.

Pas debatit dhe shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, Kuvendi Komunal i Kamenicës miratoi me shumicë votash të gjitha pikat e propozuara./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.