Paraqitje fantastike e Bytyqit, shënon golin e parë në Norvegji këtë sezon
Futbollisti kosovar, Zymer Bytyqi ka shënuar gol në fitoren e skuadrës së tij, Krisiansund 2:4 ndaj Sarpsborg 08.
Përveç golit, Bytyqi ka bërë edhe një asist shumë të bukur, shkruan Indeksonline
Ky ishte goli i parë i lojtarit kosovar me fanellën e klubit norvegjez.
Kujtojmë që Bytyqi këtë sezon ka bërë katër asiste dhe ka shënuar një gol.
Goli i Zymer Bytyqi ndaj Sarpsborg 08
Ai ka shenuar dhe asistuar në pjesen e parë
Skuadra e tij po lufton për mbijetesë dhe ka vetëm 23 pikë në pozitën e parafundit./Indeksonline/

