Siguria në fokus të Komitetit për Komunitete në Viti, kërkohet bashkëpunim institucional
Viti – Siguria dhe krijimi i një ambienti të mbrojtur për nxënësit dhe stafin arsimor kanë qenë në fokus të mbledhjes së shtatë të rregullt të Komitetit për Komunitete të Kuvendit Komunal të Vitisë.
Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e masave parandaluese dhe e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve komunale, institucioneve arsimore dhe mekanizmave të tjerë përgjegjës, me qëllim garantimin e sigurisë dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për fillimin e vitit të ri shkollor.
Anëtarët e Komitetit vlerësuan se koordinimi ndërinstitucional është i domosdoshëm për identifikimin dhe adresimin me kohë të çështjeve që mund të cenojnë sigurinë, duke synuar që procesi mësimor të zhvillohet në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë.
Në mbledhje janë trajtuar edhe çështje të tjera që lidhen me komunitetet, përmes pikës “Të ndryshme” të rendit të ditës.
Mbledhja është mbajtur në sallën e konferencave të Komunës së Vitisë dhe ka qenë e hapur për publikun.PDK e Aleanca kritikojnë LVV-në për zvarritjen e konstituimit, përmendet 27 dhjetori si “datë e zgjedhjeve”./rajonipress/


