Mobicasa

Komuna e Vitisë shënoi Tetorin Rozë me aktivitete sensibilizuese për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit

/ 2 minuta lexim

Viti – Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), organizoi aktivitete sensibilizuese në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Aktivitetet nisën në Sallën e Kuvendit Komunal, me ligjëratën e dr. Arben Bislimit, onkolog në QKUK, si dhe me hapjen e ekspozitës “Tetori Rozë – Ngjyrat shërojnë”, nga kuratorja, Jalldëze Mustafa.

Të pranishmëve iu drejtua edhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Halil Musliu i cili ndër tjerash theksoi se kanceri i gjirit nuk është vetëm çështje shëndetësore or edhe çështje e përgjegjëse të përbashkët shoqërore dhe institucionale.

Kurse drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli-Halili, bëri të ditur se gjatë muajit tetor janë realizuar 12 aktivitete sensibilizuese dhe edukative, ndërsa në QKMF-në e Vitisë janë kryer 48 ekzaminime mamografike.

Fundamenti

Ajo theksoi rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe diagnostikimit të hershëm, duke u bërë thirrje grave që të kujdesen për shëndetin e tyre.

Ajo shtoi se përmes këtyre aktiviteteve, Komuna e Vitisë synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, si dhe të promovojë solidaritetin dhe mbështetjen për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje.

Në fund të këtij aktiviti u mbajt edhe marshi senzibilsues në qytet të cilën e ka përkrahur edhe zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.