Arrestohet një person në Viti nën dyshimin për dhunë psikike ndaj dy familjarëve
Viti – Një rast i dhunës në familje është raportuar në Viti, ku policia ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim të dhunës psikike ndaj dy personave, një gruaje dhe një burri, të dy shtetas të Kosovës.
Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më 31 tetor 2026, rreth orës 16:00.
Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit dhe me rekomandim të specialistit, i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor, nën mbikëqyrjen e policisë.
Rasti është iniciuar si dhunë në familje, ndërsa për hollësi të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes nuk janë dhënë informacione shtesë./rajonipress/

