Eko Higjiena

Behgjet Pacolli: Aeroporti i Vlorës nuk duhet të mbahet peng, presim ndërhyrjen e shtetit për përfundimin e projektit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-presidenti dhe biznesmeni Behgjet Pacolli ka përcjellë një mesazh urimi për fillimin e javës, duke u dëshiruar qytetarëve shëndet, qetësi, harmoni dhe mbarësi, ndërsa ka shfrytëzuar rastin për të rikthyer në vëmendje situatën rreth projektit të Aeroportit të Vlorës.

Pacolli ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar, veçanërisht në përpjekjet për përfundimin e këtij projekti strategjik, duke theksuar se ai vazhdon të mbetet i bllokuar padrejtësisht.

Fundamenti

Sipas tij, projekti po pengohet “pa asnjë bazë logjike apo juridike” nga grupe që, siç shprehet ai, veprojnë jashtë ligjit. Ai ka kërkuar nga institucionet shtetërore që të ndërhyjnë sa më shpejt për të rikthyer ligjshmërinë dhe për t’i mundësuar stafit qasjen në objektet e ndërtuara, në mënyrë që të përfundojnë punimet e mbetura dhe të riparohen dëmet e shkaktuara nga aktet e vandalizmit gjatë dy muajve të fundit.

Në përfundim të mesazhit të tij, Pacolli ka shprehur besimin se vera do të sjellë më shumë shpresë, suksese dhe mirëqenie për qytetarët dhe familjet e tyre, duke uruar që secili ta kalojë këtë periudhë pranë njerëzve të dashur, në paqe dhe begati./rajonipress/