Hidromorava - Gjilan

Gashi: LDK është shembull i demokracisë

/ 2 minuta lexim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se hyrja në vitin elektoral është një mundësi që brenda kësaj partie të shpalosen ide dhe vizione për të ardhmen e partisë dhe të Kosovës.

Duke folur sonte në emisionin “Politiko”, Gashi ka thënë se diskutimet për mënyrën se si LDK-ja duhet të zhvillohet dhe të përfaqësohet në të ardhmen nuk duhet të interpretohen si përjashtim i njerëzve nga partia

.“Meqenëse po hyjmë në vitin elektoral të LDK-së, është normale që të shpalosen ambicie dhe ide se si duket më mirë LDK-ja, si do të jetë më përfaqësuese, më fituese dhe më kontribuuese në të ardhmen e Kosovës. Këto janë tema që diskutohen, nuk kanë të bëjnë me eliminimin apo përjashtimin e njerëzve”, ka deklaruar Gashi.

Fundamenti

Ai ka vlerësuar se LDK-ja përfaqëson një shembull të demokracisë dhe zhvillimit, duke e cilësuar procesin e hapjes së garës si mundësi për njerëzit që kanë kontribuar në parti që të shpalosin ambiciet e tyre për lidership.

“Mendoj se LDK-ja është shembull i mirë i demokracisë dhe i zhvillimit. Është mundësi që njerëzit që kanë kontribuar në LDK t’i shfaqin ambiciet e tyre për të qenë në lidership”, ka thënë Gashi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.