Në Livoq goditet motoçiklisti
Gjilan – Në fshatin Livoq i ulët në Gjilan policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku. Deri te aksident trafiku me lëndime trupore dyshohet se ka ardhur kur automjeti Fiat Palio me targa 06, vozitës shqiptar duke bërë tejkalim të pasigurt, ndeshët me Motoçikletë Sylvestre It pa targa, vozitës shqiptar.
Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vozitësi i motoçikletës.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti procedohet në Prokurorinë Themelore ka thënë Ismet Hashani./rajonipress/


