UBT

Të vrarë e të pa varre

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Arif Ejupi – Kjo poezi u kushtohet Aliut, Jahjas dhe Lucie Geo-Fushës, të zhdukur pa gjurmë nga sllavo-komunistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Familja Fusha, që për dekada mbeti në pritje të së vërtetës, ngre zërin kundër heshtjes së imponuar dhe thërret për ndriçimin e kësaj ngjarjeje përtej propagandës dhe frikës.

Jahja Fusha, shtatlartë e shpatullgjerë,
me guxim dha kushtrimin:
“Bashkohuni, Prishtinë, Shkup, Preshevë e Tiranë,
se këtij vendi gjithmonë Shqipni i kanë thanë!
Zgjohuni, Shkodër, Ulqin, Hot e Grudë,
Sjenicë e Pazari i Ri,
ta mbrojmë të shenjtën Shqipni!”

Ai, edhe në Lidhjen e Dytë të Prizrenit,
më 16 shtator 1943, si delegat i saj,
me fjalën e tij të matur e me peshë
zemrat e të gjithëve i çoi peshë.
Jahjaja apeloi kudo ndër shqiptarë
që Shqipnisë zot me i dalë.

Ai tha:
“Po nuk u mbrojt sot Shqipnia,
do të na mallkojë Perëndia
dhe gjatë do të na sundojë serbo-sllavia.”
Shtriga e tërbuar nga zemërimi
mblodhi sahanlëpirës e zagarë:
vrau Aliun
dhe kidnapoi Jahjan me Lucien.

Ekzekutoi Lucien shtatzënë,
me tortura shtazarake,
e mbyti Jahjan.
U humbi gjurmët
dhe i la pa varre.

UBT

Të shitur e paçavure
i këndonin Jugosllavisë
e vëllazërim-bashkimit;
s’çanin fare kokën në ç’mjerim
ishte zhytur Shqipnia
verbërisht ishin

dhënë pas internacionalizmit proletar,
pamëshirshëm varnin e masakronin burra e djem shqiptarë.
Të punojmë e të ndriçojmë historinë,
të mos i harrojmë ata që me jetë mbrojtën Shqipërinë.

Me luhatje, diktate e inate
nuk shkruhet historia,
as nuk bëhet kurrë unike Shqipëria.


Gjenevë, 9 shkurt 2026