Mobi Casa

Sërish theret me thikë një gjilanas

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan, afër ndërtesës së”Gorenjes” ka ndodhur një rast Lëndim i lehtë trupor. Rasti ka ndodhur kur i dyshuari i mitur V.S. viti i lindjes 1998, pas një fjalosje që kishte me viktimën A.B.të njëjtin e godet një herë me thikë nga mbrapa në pjesën e shpatullës së majtë dhe me ç`rast i shkakton lëndime trupore.

Mobi Casa

Lidhur me këtë viktima ka marrë tretmanin mjekësor. Të dyshuarin policia ka arritur ta ndaloj, ku pas intervistimit në prezencën e avokatit mbrojtës i dyshuari me urdhër të prokurorit në PTH-Departamenti i Përgjithshëm Gjilan është ndalur në mbajtje për dyzetë e tetë (48) orë. Rasti në Gjykatë ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/