Daut Maliqi: Gazetari dhe krijuesi që jetoi për profesionin
Gjilan – Daut Maliqi është një nga gazetarët dhe krijuesit e rrallë që nuk u dorëzua kurrë përballë furtunave të profesionit. Ai ia kushtoi jetën gazetarisë, duke punuar me pasion dhe guxim pavarësisht sfidave dhe rreziqeve që kjo fushë mund të sillte. Edhe sot, në moshë të shtyrë, Daut Maliqi vazhdon të krijojë, të shkruajë poezi dhe tregime për fëmijë dhe të rritur.
Në fotoalbumin e RajoniPress-it, hasim portretin e tij të paharrueshëm, një gazetar dhe publicist nga Dardana, që punoi në heshtje, por kurrë nuk u dorëzua. Ai përfaqëson një shembull të rrallë të besnikërisë ndaj profesionit, duke qëndruar i palëkundur përballë çdo sfide.
“Ishin kohëra të vështira atëherë. Përveç punës që bënim, duhej të mendoje edhe për kokën tënde dhe për familjen. Pushteti serb i atëhershëm gjithmonë na përndiqte gazetarët,” kujton Maliqi.
Rruga e një jete të përkushtuar
Daut Maliqi ka lindur më 25 nëntor 1939, në Busavatë të Dardanës (ish-Kamenicë). Arsimin e filloi në vendlindje, vazhdoi në gjimnazin e Gjilanit dhe përfundoi shkollën normale në Prishtinë.
Nga shtatori i vitit 1960 deri në janar të vitit 1975, punoi si mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkolla të ndryshme të Dardanës, Koretit dhe Strezocit. Prej vitit 1975, deri në mbylljen e saj, ai u bë gazetar profesionist në të përditshmen “Rilindja” dhe kryeredaktor i radios lokale “Radio Premiera” në Dardanë. Me gazetarinë dhe publicistikën e tij, Daut Maliqi u bë i njohur dhe i respektuar në tërë trevën tonë.
Një krijues që frymëzon
Daut Maliqi nisi të shkruajë qysh si nxënës i gjimnazit shqip të Gjilanit. Vjershat e tij të para u botuan më 1957 në gazetën “Rilindja”. Ai është një ndër themeluesit e klubit letrar “Nositi” dhe anëtar i redaksisë së revistës kulturore me të njëjtin emër, duke kontribuar në zhvillimin e letërsisë dhe kulturës në rajon.
Nga Nositi i janë botuar dy përmbledhje me poezi:
“Rrjedhë lumi” (Dardanë, 2005)
“Gjuhën ma patën prerë që në fëmijëri” (Dardanë, 2006)
Daut Maliqi është shembull i pasionit, vendosmërisë dhe përkushtimit ndaj profesionit dhe artit. Ai dëshmon se gazetaria nuk është vetëm një zanat, por një mënyrë jetese, një thirrje që kërkon guxim, zemër dhe dashuri për të informuar dhe frymëzuar publikun.
Daut Maliqi: Poezi, gazetari dhe dashuri për Kosovën
Daut Maliqi, është një ndër figurat më të shquara të gazetarisë, arsimit dhe letërsisë në Kosovë. Ai nuk u dorëzua kurrë përballë vështirësive të jetës dhe sfidave të profesionit, duke mbajtur gjithmonë dritën e dijes, artit dhe lirisë në rrugën e tij.
Mësues i përkushtuar, gazetar i guximshëm dhe poet i ndjeshëm, Daut Maliqi ishte gjithmonë pranë popullit të tij të përvuajtur. Dashuria për gjuhën, arsimin dhe një Kosovë ndryshe reflektohet në çdo varg të tij: “S’ka gjë më të bukur thotë ai – sesa kur ajri bëhet frymë, lule, foshnje e vogël dhe pemë me fruta.”
Poezi e përditshmëria
Një nga veprat e tij më të njohura, Ajrgjaku i tokës sime, shpalos bukurinë e Kosovës dhe lidhjen e thellë me tokën e lindjes:
“Në çdo pëllëmbë të saj unë ndjej tokën time pranverore. Duart i kam mbushur me dhe kam folur me të si me të dashurën time.”
Jeta e tij si mësues, gazetar dhe poet është një roman në vete. Ai përjetoi periudha të rënda, kur pushtimi i Kosovës përbënte ndëshkim, arrestim dhe burgosje për intelektualët dhe artistët. Megjithatë, Daut Maliqi dhe brezi i tij nuk u thyen: dashuria për Kosovën dhe për gjuhën shqipe u bë një mision i shenjtë.
Në përditshmërinë e gazetarisë provinciale, ai ishte një nga shtatë gazetarët më të maltretuar në gazetën “Rilindja”, për shkak të qëndrimit të palëkundur dhe mbrojtjes së të drejtave kombëtare.
Pesë vepra të paharrueshme
Daut Maliqi ka botuar pesë përmbledhje të veçanta me poezi:
Rrjedhë lumi (Dardanë, 2005)
Gjuhën ma patën prerë që në fëmijëri (Dardanë, 2006)
Nuk më doli ëndrra
Përmendore e zemrës
Toka ime
Motivet e poezisë së tij janë të përditshmes, jetës dhe natyrës së Kosovës: figura e nënës, dielli, atdheu, shiu, gurgullima e ujit, bukuria e fjalës dhe përmendorja e zemrës. Ai e shikon botën me sy poetik, duke i dhënë
Motivet në poezinë e Daut Maliqit buron nga jeta jonë, nga përditshmëria e gjallëruar. Figura si nëna, dielli, atdheu, shiu, gurgullima e ujit, përmendore e zemrës dhe bukuria e fjalës janë pjesë e pandashme e ambientit poetik të tij. “Jo rrallë e shoh ajrin të japë frymë luleve,” më ka thënë Dauti, duke përshkruar lidhjen e tij të thellë me natyrën dhe vendlindjen.
Kështu kaluan vitet, duke lënë pas shumë motive të pashkruara. Por shumë nga kërkesat dhe frymëzimet e kohës janë ende të ruajtura në dorëshkrimet e tij./rajonipress/


